Liverpool shpërblen Salahun - Ethjeshte

Lajmet e fundit

Post Top Ad

Responsive Ads Here

Post Top Ad

Responsive Ads Here

Thursday, May 10, 2018

Liverpool shpërblen Salahun

Transferi i verës që shënoi 43 gola ka marrë edhe një çmim të rëndësishëm sonte nga klubi i tij

Mohamed Salah është emëruar si lojtari më i mirë i sezonit nga klubi i Liverpoolit.
Egjiptiani që erdhi në Liverpool nga Roma në verë për një transfer rekord të asaj kohe në këtë klub, ka pasur njërën prej sezonëve më të mira të tij në këtë skuadër.
25 vjeçari është votuar si lojtari më i mirë nga tifozët e klubit në uebfaqe dhe nga shokët e tij të skuadrës.
Deri me tani, ai ka shënuar 43 gola në 50 paraqitje të klubit në të gjitha garat, ka thyer të gjitha rekordet, duke u bërë i pari lojtar afrikan në Premier Ligë që arrin të shënoi 31 gola në këtë garë.
Ai po ashtu ka fituar edhe çmimin si Lojtari i Vitit në Premier Ligë!
Heroizmi i tij është parë i madh edhe në Europë pasi që ka arritur ta kualifikojë Liverpoolin pas 10 viteve në finale të Ligës së Kampionëve ku ata do të përballen me Real Madridin në finalen e 26 majit në Kiev.
Po ashtu, Salah mund ta thyej rekordin e Ian Rush të Liverpool i cili kishte shënuar 47 gola për një sezon në të gjitha garat për Reds

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Responsive Ads Here