![](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEi2mbDFPujFkoi6CSn8Srdsx5ICby1PZLf8mcYcXriLtXi85YXmt6AjUbmO980gfbB6I6OX5nczAu4xq9DGe6zGkWYzJSozxQPJ6BOolRXNvYPrZTDcBvF9sF5ckCeLD0OZF2trmNbAx8Ef/s320/Zaza-780x439.jpg)
Milani thuhet se është favoriti për të nënshkruar me sulmuesin e Valencias, Simone Zaza, i cili pritet të largohet këtë verë nga Mestalla.
Sipas mediumit Levante EMV, trajneri i Valencias, Marcelino, dëshiron një ‘profil më dinamik’ se Zaza në skuadrën e tij të ardhshme pasi i udhëhoqi ata në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Edhe pse italiani nuk do të kishte asnjë problem të qëndronte në Mestalla, faqja e internetit vëren se ai dëshiron të sqarojë shpejt të ardhmen e tij.
26-vjeçari ka shënuar 18 gola në një sezon e gjysmë me skuadrën Los Che, por ka rënë poshtë në hierarkinë e sulmuesve, duke mos qenë më zgjedhje e parë.
Për më tepër, trajneri i kuqezinjve Gennaro Gattuso do ta kishte identifikuar atë si njërin nga lojtarët për të rindërtuar identitetin e klubit.
Edhe pse nuk përmendet një çmim i kërkuar për Zazan, Valencia mund të kërkojë të kompensojë 16 milionë eurot që i kanë paguar Juventusin verën e kaluar.
No comments:
Post a Comment