Thirrja e Kombëtares është tepër e madhe.
Ashtu si ka ndodhur gjithmonë me lojtarët kuqezi, edhe Eros Grezda vendosi dëshirën dhe përgjegjësinë përpara shëndetit, duke luajtur i dëmtuar në miqësoren e fundit me Norvegjinë.
Nga ai moment, siç tregon për Supersport, nisi kalvari i dëmtimit që e mbajti gjatë jashtë fushave të lojës, por tashmë gjithçka ka kaluar.
“Që nga momenti i dëmtimit, në total rikuperimi im shkoi 40 ditë. Kam luajtur në dy ndeshjet e fundit dhe shpresoj të rikthehem në formën më të mirë”, deklaroi sulmuesi gjakovar.
Për Grezdën, Shqipëria mbetet kryefjala, me sulmuesin gjakovar që po punon shumë të jetë gati për miqësoret e programuara në fund të muajit maj dhe në fillim të Qershorit.
“Vërtetë gjithmonë pres me padurim që të vesh fanellën e Kombëtares. Po punoj që të kthehem në formë për miqësoret ndaj Kosovës dhe Ukrainës”, u shpreh Grezda.
Edhe në ato ndeshje, 23-vjeçari pritet të jetë një prej shtyllave të ekipit kuqezi, sepse ashtu siç ndodh edhe te Osijeku, ku pavarësisht formës jo optimale fizike, ai mbetet lojtari më i mirë në fushë.
“Kur bëj 2-3 herë sprinte, ndjej pak probleme, por me Cibalian kisha marrë notën më të lart të ndeshjes. Edhe vendi i 4-t në kampionat është i kënaqshëm, sepse të dërgon në Evropë”, tha Grezda.
Në këtë pjesë të sezonit, diskutimet për merkaton janë të pashmangshme. Sulmuesi kuqezi ka qenë gjithmonë në fokusin e klubeve nga ligat e mëdha evropiane, por Grezda i ka të qarta idetë.
“Në dy javët e ardhshme do të mësohet edhe fati im. Kampionati gjerman është ai që më pëlqen”, deklaroi Eros Grezda.
Post Top Ad
Responsive Ads Here
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Post Top Ad
Responsive Ads Here
Author Details
Templatesyard is a blogger resources site is a provider of high quality blogger template with premium looking layout and robust design. The main mission of templatesyard is to provide the best quality blogger templates which are professionally designed and perfectlly seo optimized to deliver best result for your blog.
No comments:
Post a Comment