Milani do Falcaon ose Murielin - Ethjeshte

Lajmet e fundit

Post Top Ad

Responsive Ads Here

Post Top Ad

Responsive Ads Here

Saturday, May 12, 2018

Milani do Falcaon ose Murielin

Milani po synon transferimin e sulmuesit të Monacos, Radamel Falcao, por në rast të dështimit, atëherë opsion është sulmuesi i Sevillas, Luis Muriel. Sipas Tuttosport, Rossonerët kanë identifikuar kolumbianin Falcao si qendërsulmuesin që u duhet për të përforcuar potencialin sulmues për sezonin e ardhshëm. Sidoqoftë, klubi do të mund të siguronte shërbimet e tij vetëm në rast të kualifikimit në Ligën e Evropës, një gjë që është në dyshim. Milani humbi nga Juventusi në finale të Coppa Italias dhe Rossonerët kanë në rrezik pjesëmarrjen në Evropë. Po e njëjta gazetë sportive shkruan se në rast të dështimit për të siguruar pjesëmarrje në Evropë, Milani do të zvogëlojë synimet transferuese dhe mund të zhvendosë fokusin te Muriel. Muriel e njeh mirë ambientin në Serie A pasi kaloi te Sevilla nga Sampdoria për 21.5 milionë euro. Ai ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë katër asistime në 45 ndeshje zyrtare për skuadrën spanjolle.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Responsive Ads Here